Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio njoftoi të mërkurën një politikë të kufizimit të vizave e cila synon zyrtarët e qeverive të huaja të cilët besohet se janë përgjegjës për lehtësimin e emigrimit të paligjshëm në vend.
“Politika do të synojë zyrtarët e emigracionit, doganave, aeroportit dhe autoriteteve portuale dhe të tjerë që lehtësojnë me vetëdije tranzitin e të huajve që synojnë të emigrojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit jugperëndimor të SHBA”, tha Rubio në një deklaratë.
Sigurimi i kufijve të kombit tonë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.
Vendet përgjatë rrugëve migratore duhet të bëjnë pjesën e tyre për të parandaluar dhe penguar emigracionin e paligjshëm.
Sipas deklaratës, kufizimet e vizave do të vendosen për ata që nuk zbatojnë ligjet e emigracionit ose nuk zbatojnë politika që mundësojnë kalimin tranzit të emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme në SHBA.



