Kryetari i Partisë Demokratike të Fushë Krujës, Agron Loka, thotë se situata e përmbytjeve në zonën e përfaqësuar prej tij është shumë dramatike.
Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se situata e përmbytjet vijnë për shkak të të neglizhencës së qeverisë dhe pushtetit vendor.
Përmbytjet vijnë edhe për shkak të të mos pastrimti të kanaleve kulluese dhe grykëderdhjes së lumit Ishëm që është problematik e kësaj zone që përmbytet herë pas here.
Kjo është zona më e madhe bujqësore e rrethit Krujë. Fermerët që merren me bujqësi dhe blegtori ndihen të pambështetur nga qeveria.
Sa herë ka pasur përmbytje nuk ka pasur subvencione, janë lënë në harresë. Këta banorë ushqehen me fermat e tyre bujqësore. Janë me dhjetëra familje të izoluara.
Forca speciale policie ishte prezentë për të ervakuuar, famtirësisht problemi nuk është evakuimi, por në rast shtimi të nivelit të ujit, mund të izolohen familje të tjera.
Problem është mos pastrimi i kanaleve kulluese që është në administrimi ne bashkisë që duhet ti marrë këto masa dhe nuk është angazhuar asnjëherë.
Me qindra hektarë tokë mund të jetë nën pushtimin e ujit, me kultura të vjeshtës, këta njerëz me këto ferma dhe tokë bujqësore jetojnë.



