Motra e të riut që iu mor zemra në Spanjë, protestë në Kryeministri: Na shpjegoni pse heshtin institucionet

Motra e të riut që iu mor zemra në Spanjë, protestë në Kryeministri: Na shpjegoni pse heshtin institucionet

Majlinda, e motra e Saimir Sulës, i riu që iu mor zemra në Spanjë, ka dalë në protestë duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, pse institucionet shqiptare po heshtin.

Ajo kërkon shpjegime pse autoritet shqiptare nuk kanë komunikuar me homologët spanjollë që zemra që i është gjetur t’i bëhet testi i ADN-së.

Sot protestojë zvarritjen dhe mos drejtësinë. Zoti Rama në Shkodër, Etilda Gjonaj nisi letërporosi Spanjës, kërkesë për ndihmë juridike, sepse mjekësia ligjore në Shëipëri konstatoi se trupi kishte ardhur pa zemër, Gjonaj u lidh me homologun e saj në Spanjë, do doja të pyesja nëse Manja ca arsyesh ka pasur për t’u interesuar ku ndodhet zemra e shtetasit shqiptar, Saimir Sula. Në qershor të 2021, autoritetet spanjolle njoftuan se e kishin gjetur zemrën, pse doli tani, ku ishte 1 vit e një muaj? Për një vit e një muaj zemra ndahet nga trupi dhe prishet zinxhiri i kujdestarisë së organeve, deri tani ne detyrohemi të bëjmë autopsi të dytë, pse duhet ta besoj pa provën e ADN dhe nëse ju nuk reagoni, kjo provë nuk do bëhet kurrë, kjo zemër nuk e di kujt i përket, gjejeni ju kujt i përket ajo zemër, jo Saimirit, ose është trafikuar ose është fshehur si prova e vrasjes në dhunë nga 8 truprojat e spitalit, por Zoti Rama dhe që unë të zbardh të vërtetën, më duhet që zinxhiri i drejtësisë të mos hesht, të mos hesht Manja, të mos hesht kryeprokurori dhe t’i përgjigjen kërkesave tona.

Më tej ajo shton se nga kjo letër porosi e Gjonajt është kthyer një përgjigje që ndodhet në ministri ka 8 muaj, pasi Manja hesht dhe nuk ia dërgon spanjollëve se s’kemi përkthyes, hesht dhe muaj kalojnë dhe rasti i arkivua si vdekje natyrale, as ajo zemër në 22 prill nuk i përket Saimirit.

Çfarë ka pritur ministri i drejtësisë 11 muaj për të bërë të njëjtën gjë si Etilda Gjonaj. Këtu flitet për trafik organesh, jo për broçkulla, kanë kaluar 2 vite. Zbrisni këtu dhe shpjegojini nënës së Saimir pse zemra e Saimirit nuk është këtu, që të bëni testin e ADN-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy