Kryeministri Edi Rama është takuar me shefin e shtëpisë së bardhë Donald Trump. Takimi i tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura në samitin e NATOS në Bruksel. Ky takim është konfirmuar edhe nga kongresmeni amerikan Mat Gaetz. Në fokus të bisedimeve ka qenë forcimi i aleancës dhe lufta kundër ekstremizmit.



