Tërmeti shkatërrues/ Rama: Kanë qenë ditët më të çmendura dhe të vështira të jetës sime (VIDEO)

Tërmeti shkatërrues/ Rama: Kanë qenë ditët më të çmendura dhe të vështira të jetës sime (VIDEO)

Në një vjetorin e tërmetit tragjik që u mori jetën 51 qytetarëve shqiptarë, kryeministri Edi Rama sjell një raport të të gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë asaj periudhe.

Nëpërmjet një video të shpërndarë në Facebook, Rama shkruan se është e vështirë që të mendosh ato ditë të vështira që kemi kaluar të gjithë së bashku. “I paharruar kujtimi i viktimave të tragjedisë së një viti më pare Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në video-montazh, Rama thekson se e rëndësishme është që jemi në rrugën e duhur të ringritjes dhe marrjes së vetes pas gjithë asaj ngjarje tragjike.

“Shof përpara Edisonin një ish-deputet që kërkonte motrën bashkë me fëmijët kisha një frikë, vetmia një ndjenjë si të dilnim nga kjo situatë katastrofike. Kanë qenë ditët më të çmendura dhe të vështira të jetës sime nuk mbaja mend datat, kujtoj turmat e njerëzve që dilnin jashtë dhe dikush që po vjen sërish tërmeti. Ankthi ishte se sa kampe do të ngrija unë. Ju jam mirënjohes të gjithë atyre që më ndihmuan, në radhë të parë pronarëve të hoteleve, atyre që na erdhën të na ndihmojnë në kërkim me kërkim shpëtimet nuk e besoja që kishte aq shumë miq Shqipëria. Pastaj konferenca e madhe. Jemi endur sa andej këtej në Thumanë, Laç Durrës, Tiranë etj, po fatmirësisht arritëm që të mblidhnim mbi një miliardë në Bruksel dhe ishte një arritje shumë e madhe. Ishte e mrekullueshme që të gjithë shqiptarët kudo ishim u bëmë bashkë dhe më e keqja kaloi. Çdo krizë është një mundësi, e dija se këtë fatkeqësi duhet ta shndërroja në një fillim të mbarë, për të dalë më të fortë. Tashmë njerëzit kanë filluar që të kthehen në banesat e tyre dhe po ashtu janë ndërtuar shkollat dhe mësuesit dhe nxënësit kanë mundësi më të mira”, shprehet Rama në video-montazhin e shpërndarë në një vjetorin nga tërmeti që nxorri në rrugë gjithë shqiptarët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy