
Një listë e përbashkët me LSI-në do të ishte fatale për PD-në sipas analistit Shpëtim Nazarko. Përmes emisionit “Arnautistan” në MCN TV, Nazarko tha se edhe vetë Basha nuk ka qenë i interesuar për këtë lloj skeme pasi nga një listë e përbashkët LSI do ti kërkonte 15 vende të sigurta nga 20 deputetë, gjë që sipas tij do të ishte fatale për PD.
“Nëse luan me koalicione të ndara humbet. Kemi shembullin e 2009-ës. Nëse PD do të dilte me LSI në një listë të përbashkët, është e dyshimtë sërish nëse do të vinin në pushtet sepse PS doli mbi 40 mijë vota tepër në total në fund. Do të ishte skemë e mirë por e pamundur. Tani po hedh një teori konspirative që lidhet që me 5 qershorin dhe më para që vetë Basha dhe PD ka qenë e interesuar për këtë lloj skeme. Biles ia ka lehtësuar Ramës, nëmos i ka bërë lutje në tavolinë për një arsye shumë të thjeshtë sepse nëse PD do të dilte bashkë me LSI-në, kjo e fundit do ti kërkonte 15 vende të sigurta nga 20 deputetë, gjë që do të ishte fatale për PD. Isha i sigurt se PD e kishte problem bashkimin me LSI dhe i vetmja gjë që do të arrinte ishte të merrte votat që i kishte dhënë më parë”, tha Nazarko.



