Zjarri shkrumbon kullën në Londër, viktima dhe banorë që përgjërohen t’u shpëtohet jeta (FOTO)

Zjarri shkrumbon kullën në Londër, viktima dhe banorë që përgjërohen t’u shpëtohet jeta (FOTO)

Në zjarrin që përfshiu një kullë në Londër kanë mbetur të vdekur disa persona. Numri i viktimave nuk është konfirmuar ende, ndërsa dëshmitarë në vendngjarje thanë se kanë parë familje të kërkojnë ndihmë ndërsa përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve që përfshinë kullën 27-katëshe.

Më shumë se 600 persona u përpoqën t’u shpëtonin flakëve pasi zjarri përfshiu ndërtesën në mes të natës. Grenfell Tower në Latimer Road, u përfshi nga një zjarr i fuqishëm në orët e para të ditës së sotme, ndërsa alarmi i zjarrit nuk ra.

Banorët e kullës u derdhën në rrugë, ndërsa shumë të tjerë qëndruan aty për të parë si digjeshin apartamentet e tyre.

Një banor tha se ka parë një person të hidhej nga kati i 15-të për të shpëtuar, ndërsa një vogëlush 5-vjeçar u shpëtua nga ekipi i zjarrfikësve.

Dany Cotton, pjesëtare e London Fire Brigade, foli për një numër viktimash, pas një incidenti të paprecedentë, që e cilësoi më të rëndin që ka parë në 29 vite karrierë.

Ambulanca e Londrës konfirmoi 50 të plagosur, të cilët janë dërguar në spital, ndërsa një banor dyshohet se ka mbetur i bllokuar në katin e 11-të të ndërtesës. / Daily Mail / G.Sokoli /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy