Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Altina Nasufi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.
Trupa gjykuese e KPK, e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko anëtare, konfirmoi sot në detyrë me shumicë votash gjyqtaren e Apelit Administrativ Altina Nasufi.
Gjyqtarja Nasufi, e cila ishte e pranishme gjatë seancës së shpalljes së vendimit, është hetuar për të tre kriteret e rivlerësimit, përfshirë pastërtinë e figurës, profesionalizmin dhe pasurinë.
Altina Nasufi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua fillimisht gjyqtare në Gjykatën e Dibrës, ku e ushtroi funksionin për një dekadë. Në vitin 2013, ajo u dekretua nga Presidenti i Republikës si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.



