Mbi 130 mijë fotografi dhe mbi 12 mijë tituj të Bibliotekës dhe Fototekës së Arkivit Qendror të Shtetit, tashmë mund të aksesohen lehtësisht nga të gjithë, përmes sistemit online.
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave shpjegon se tashmë, studiuesi mund të punojë pa qenë nevoja të shkojë fizikisht në sallën e studimit të Arkivës.



