Tomorri: Rritja e komisioneve nga ana e bankave, një nismë e pamoralshme

Tomorri: Rritja e komisioneve nga ana e bankave, një nismë e pamoralshme

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, e cilëson të pamoralshme rritjen e komisioneve për veprimet bankare. Në intervistën e përjavshme përmes Skype-it për TvT, ndër të tjera, Tomorri komentoi edhe nismën e bankave për rritjen e komisioneve, një veprim që sipas tij shkon përkundër frymës së autoriteteve në një situatë kur shumica e bizneseve dhe individëve janë prekur nga pandemia. 

Rritja e komisioneve në kohë pandemie është e pamoralshme. Në një kohë kur Banka e Shqipërisë ka marrë një sërë vendimesh, të rritësh komisionet do të thotë të bësh të kundërtën e asaj që autoritetet po vendosin”, tha ai.

Tomorri i referohet një njoftimi të një banke për komisionet ekzistuese, por edhe vendosjen e komisioneve të reja për veprime që më parë kanë qenë pa pagesë, si mbyllja e llogarisë dhe veprimet online.

Megjithatë, sipas tij, nuk është vetëm një bankë që aplikon komisione jashtë normales. Ai thotë se pothuajse të gjitha bankat ngarkojnë komisione për të gjitha veprimet që kryhen në bankë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy