Familja shqiptare mund të qëndrojë në Luksemburg pas një dëgjimi dhe vlerësimi të mëtejshëm nga autoritet përkatëse të imigracionit.
Ministri i Imigracionit në këtë vend, Jean Asselbord, më në fund ka dhënë dritën e gjelbër që dy fëmijët të mos i largojë nga mjedisi i tyre shkollor, përcjell albinfo.ch.
Aplikimi për azil i familjes i cili ishte dërguar në Luksemburg pesë vjet më parë ishte refuzuar dhe familjes shqiptare i kishin kërkuar të largohej nga vendi.
Nxënësit dhe mësuesit e Escher LGE filluan një peticion për të parandaluar dëbimin e nxënësve të cilët ishin integruar plotësisht.
Ministri i Imigracionit, Jean Asselborn ka folur për rastin, i cili ishte shumë i ndërlikuar. Sipas tij, situata e të miturve ka bërë që të mos i dëbojnë.



