
Mes morisë së virozëve të shumta dhe alergjive tek shumë fëmijë të vegjël është duke qarkulluar infeksioni Pertus apo siç njihet ndryshe kolla e mirë.
Edhe pse të vaksinuar ndaj këtij infeksioni fëmijët e vegjël kanë manifestuar kollë të zgjatur në kohë madje tre javët e fundit janë paraqitur 28 raste në urgjencën e pediatrisë, thotë për programin mëngjesit “Zgjohu me MCN’, pediatrja Sonila Brati.
Bebet e vogla janë një grup risku duke qene se kanë një vaksinë të parë ën 2 muaj dhe 4 dhe 6 muaj, kanë një lloj riskut për tu prekur dhe për tu shfaqur kolla e mirë.
Kolla zgjat 3-4 muaj dhe është ngjitëse.
ISHP ka deklaruar se deri tani janë raportuar dhe konfirmuar 28 raste, 8 prej të cilave ndodhen në qendrën spitalore.
Pediatrja Brati, tregon shenjat dalluese dhe dominuese të kësaj kolle, që çon fëmijët deri në vështirësi në frymarrje dhe pamundësi për tu ushqyer.
Mund të nisi si një ftohje normale me simptomat e një gjendje normale qe mund të jetë temperaturë të lartë, teshtitja, kollitja, e cila pastaj fillon dhe bëhet kollë të agravuar dhe bezdisin fëmijën dhe e çon në vështirësi për frymarrje, duke çuar edhe deri ne pneumoni apo edhe cefalite të rënda dhe detyrohet që fëmija të hospitalizohet.
Temperatura nuk mund të jetë detyrimisht shumë e lartë, mund të jetë edhe 37-38 dhe mund të jetë menduar si situatë virale. E vetmja gjë që prindin e shqetëson është nëse kolla vazhdon deri në 10 ditë dhe është një kollë e cila përveç shkakton vështirësi në frymarrje, fëmija ka të pamundur të ushqehet, për shkak se ka një vjellje të vazhdueshme.



