Autoritetet indoneziane kanë gjetur vendin ku besojnë se avioni me pasagjerë Boeing 737 u rrëzua në det, menjëherë pas nisi fluturimin nga Xhakarta, të shtunën.
Avioni Sriwijaya Air kishte më bord 62 persona në momentin kur u zhduk nga radari, katër minuta pas nisjes për në Pontianak, në provincën e Kalimantas Perëndimore.
Këtë të diel, janë gjurmuar sinjalet që mendohet të jenë nga regjistruesi i fluturimit të avionit. Më shumë se 10 anije janë në vendngjarje.
"Kemi zbuluar sinjale në dy pika, kjo mund të jetë kutia e zezë", tha shefi i agjencisë së kërkimit dhe shpëtimit në Indonezi, Bagus Puruhito.

Hetuesit po analizojnë gjithashtu sendet që besojnë se janë rrënoja të avionit, përfshirë një rrotë dhe dhe pjesët e tjera të tij.
Një zëdhënës i policisë së Xhakartës tha se dy çanta janë marrë nga agjencia e kërkimit dhe shpëtimit.

"Çanta e parë ishte me sende të pasagjerëve, një çantë tjetër ishte me pjesë trupi. Jemi ende duke i identifikuar”, thonë raportimet.
Kërkimet u pezulluan gjatë natës, por rinisën sërish mëngjesin e sotëm. Katër avione janë përfshirë për të ndihmuar në kërkime.

Avioni u nis nga aeroporti i Xhakartës në orën 7:36 të së shtunës. Katër minuta më vonë ishte kontakti i fundit me të. Udhëtimi për në destinacion do të zgjaste 90 minuta.

Në bord ishin 50 pasagjerë, përfshirë 7 fëmijë dhe tre foshnje, si dhe 12 pjësëtarë nga stafi. Të gjithë ishin indonezianë. Avioni ishte në gjendje të mirë. Sipas burimeve, nisja e tij ishte shtyrë me 30 minuta për shkak të reshjeve të shiut.
Burimi BBC



