Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 13 urdhra arresti, ndaj të dyshuarve si të përfshirë në trafik ndërkombëtar heroine dhe kokaine nga Amerika Latine.
MCN TV mëson se shumica e personave ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhra arresti ndodhen në Dubai.
Ndërkohë mes tyre ka dhe të dyshuar për veprën penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm.
Bëhet fjalë për 11 raste të zbuluara në total.
Aksioni ka nisur në orën 05.00 të mëngjesit, ndërsa në kërkim është shpallur zyrtari i policisë Erjon Dani. Urdhrat janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.
Hetimet janë zhvilluar pas zbërthimit të komunikimeve sekrete në aplikacionin “Sky”, të cilat kanë çuar në identifikimin e të dyshuarve dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale.



