“Bilardo në MCN”- Hermon Madhi në stilin e Beatles: Në Shqipëri njerëzit kanë shumë qejf të jenë të ngjashëm

“Bilardo në MCN”- Hermon Madhi në stilin e Beatles: Në Shqipëri njerëzit kanë shumë qejf të jenë të ngjashëm

Profesori në Liceun Artistik për pikturë dhe histori arti, Hermon Madhi i cili njihet për lookun e tij alla-Beatles, thotë se në Shqipëri njerëzit kanë shumë qejf të jenë të ngjashëm, mundësisht të jenë tifoz të gjithë me një ekip.

Ai rrëfeu në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, se e kanë shumë qejf tendencën e homogjenizmit dhe se ndoshta ka qenë një pikë e rëndësishme ku hodhi spirancat anija e socializmit dhe gjeti terrenin e përshtatshëm.

Kur nuk e kam vrarë mendjen në rini, do e vrasë sot... Në bindjet e mia nuk bëj kompromis fare.

Duke qenë te Liceu Artistik në 24 vjet dhe duke pasur komunikim të vazhdueshëm, ja kam marrë dorën kësaj pune, dhe pavarësisht qethjes ballaboks, apo karre, sa kohë nuk kam dëshirë të paragjykoj, nuk merrem fare me ta, me kushtin jeto dhe lër të tjerët të jetojnë.

Unë dëgjoj muzikë klasik rock. Më pëlqejnë Led Zepeling, Deep Purple, Jimmy Hendriks. Kam dhe një koleksion shumë të madh.

Kaseta nuk di a më kanë ngelur. Por CD një pjesë e të mirë i kam origjinale, kam koleksion të klasit rock, hard rock.

Kaseta me shirita kam pak, kurse CD kam plot. Bazat më të njohura dhe ato shumë pak të njohura i kam.

Ai rrëfeu se është tifoz me Gjermaninë, ndonëse përzemër ka Borusia Dortmund.

Në vijim shton se futbolli anglez nuk i pëlqen por edhe për anglezët në mënyrë të veçantë nuk ruan ndonjë simpati të madhe.

Italianët, për artin u heq kapelen. Gjermanët vetëm në futboll i kam shumë qejf. Veturat më pëlqejnë. Por preferoj makinat amerikane sportive.

Ai kujtoi kohën kur rrinin mbështetur në bordurë, duke thënë se nuk ishte thjesht paradë.

S’merrej vesh çfarë ishte, ishte fushë peshkimi, apo paradë për gocat. Çdo gjë që vjen e natyrshme vjen shumë bukur.

E gjithë situata nuk është plotësisht e natyrshme. Historia e modës që plekset mua nuk më pëlqen.

Unë mendoj se njeriu zgjedh brenda hapësirës së vetë. Sot jetojmë në postmodernizëm mund të sajohesh si të duash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy