
Hapja e semaforit njehëresh për këmbësorët dhe mjetet është kthyer në shqetësim për qytetarët. Në shumë raste krijohet konfuzion mes palëve, ndërsa ekspertët sugjerojnë që këto semaforë t’i japin përparësi automjeteve, ndërsa vijat e bardha për këmbësorët të jenë në anën tjetër të rrugës.



