Shpërthimi i Kokëdhimës: PS është kthyer në degradim, Rama ka tradhtuar bazën

Shpërthimi i Kokëdhimës: PS është kthyer në degradim, Rama ka tradhtuar bazën

Themeluesi i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u shfaq shumë kritik në lidhje me qeverinë e kryeministrit Rama mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”. Kokëdhima tha se baza e PS-së ndihet e tradhtuar nga Rama.

“Baza e Partisë Socialiste është tradhtuar nga ana e bazës së saj. Edi Rama, por edhe liderët e tjerë politikë në vend kanë tradhtuar idealet e bazës. Unë jam për reformimin e PS, për të diskutuar brenda kësaj partie politike. Unë kam publikuar pikëpamjet e mia gjatë 3 viteve që jam aktiv në politikë. Unë kam parë aty se PS ishte e shkatërruar prej udhëheqjes së vet, atyre që ishin në krye të partisë”, tha Koço Kokëdhima.

Ish-deputeti socialist tha se ata që drejtojnë sot PS nuk kanë lidhje me të majtën dhe me Partinë Socialiste. “E kam për Edi Ramën, e kam për ekipin e tij drejtues, për gjithë grupin e tij qeverisës që e kanë arratisur PS nga shinat e së majtës. PS e ndan një hendek i tërë me popullin dhe me të majtën”, tha ai.

Kokëdhima shtoi se në 4 vitet e fundit PS është kthyer në një degradim dhe nuk është parti politike me standarde.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy