
Një alpinist, i cili ishte raportuar i zhdukur në Montana në fillim të kësaj jave, u gjet i vdekur të premten dhe dyshohet se është sulmuar nga një ari.
Policia tha se Craig Clouatre, 40 vjeç, ishte duke ecur me një mik të mërkurën në zonën Six Mile Creek, e cila është rreth 20-25 milje në veri të Parkut Kombëtar Yellowstone, kur ata u ndanë.
"Me zemër të rëndë po shkruaj këtë përditësim. Pas një kërkimi të gjerë këtë mëngjes ne kemi gjetur Craig," tha Bichler në një postim në Facebook.
“Duket se ai është sulmuar nga një ari grizzly dhe për fat të keq nuk mbijetoi”, thuhet në postimin e Bicher.
Bichler tha se dyshja duhej të takoheshin përsëri, por Clouatre "nuk u shfaq të mërkurën mbrëma".
"Ne zakonisht nuk kërkojmë natën nëpër male në errësirë, kështu që filluam të enjten në mëngjes," tha Bichler për CNN. "(Ne) dërguam dronë me imazhe termike gjatë natës, të enjten mbrëma, deri rreth orës 11:00, dhe më pas u nisëm përsëri sot në mëngjes."
Autoritetet gjetën trupin e Clouatre të premten, thuhet në postim.
Bichler tha se sulmet e arinjve kanë ndodhur në zonë më parë, por zakonisht nuk janë fatale.



