Shpëtim Redo, një shqiptar në Kenia: Afrika me mrekullitë e saj të fut në ‘grackë’, vjen për dy vjet dhe nuk ikën më

Shpëtim Redo, një shqiptar në Kenia: Afrika me mrekullitë e saj të fut në ‘grackë’, vjen për dy vjet dhe nuk ikën më

Shpëtim Redo është një personazh i njohur nga Dibra, i cili 35 vite më parë u arratis nga Shqipëria për t'u vendosur në Austri.

 Në një intervistë për programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", ai ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin e tij që nga viti 1990 dhe si pas 22 vitesh në Vjenë, fati e çoi të jetonte në Afrikë.

Drupal Ad

Aktualisht, Shpëtimi ndodhet në Kenia që nga viti 2012 dhe vazhdon të jetojë dhe të punojë atje.

Sidoqoftë, ai ka hapur edhe një biznes në Shqipëri dhe tashmë mendon të kalojë vitet e tij të pleqërisë atje.

Unë ndodhem  në Kenia që nga viti 2012, dhe vazhdoj të jetoj dhe punoj këtu megjithëse këto 2-3 vitet e fundit ndodhem një këmbë në Shqipëri dhe një këmbë në Kenia.

Kam hapur një biznes në Shqipëri dhe dikur të mendojmë për pension të jetojmë atje.

Unë jam arratisur në vitin 1990, si 19 vjeçar nga Dibra, dhe arsyet kanë qenë nevojat ekonomike pasi ishim në familje që jetonim në një dhomë në Bulqizë, dhe me një shok kemi ikur në ish-Jugosllavi dhe që andej kemi shkuar në Austri, ku kam jetuar 22 vite të jetës, kam krijuar jetën time familjare, vajzat dhe kam mbaruar gjithashtu edhe studimet në Universitet.

Pas këtyre viteve fati e deshi, që puna më solli në Kenia dhe kemi hyrë në vitin e 13-të së bashku më bashkëshorten të vijmë këtu.

Redo thotë se tashmë nuk e ndërron më Kenian me Vjenë, pasi sipas tij, Afrika me mrekullitë e veta të fut në ‘grackë’, vjen për dy vite dhe nuk largohesh më.  

Por si sipërmarrës, në një të ardhme të afërt, së bashku me bashkëshorten, ai mendon kthimin për të pleqëruar në Shqipëri.

Afrika është një kontinent i mrekullueshëm. Mund të duket e habitshme, por nuk do ta ndërroja me Vjenën. Jeta këtu është shumë më e qetë krahasuar me Evropën.

Atje gjithçka është me nxitim, me vrap, ndërsa këtu çdo gjë ka ritmin e saj. Po, puna bëhet, por ka një qetësi dhe ngrohtësi që nuk e gjen dot në Evropë.

Mbi të gjitha, natyra e bën jetën këtu të bukur. Temperatura është gjithmonë e ngrohtë, nuk kemi dimër të ashpër. Mbi 15°C është temperatura më e ulët, kështu që nuk kemi stinë të ftohta apo të ftohta.

Afrika të fut në grackë. Vjen për dy vjet dhe nuk largohet më. Fillimet janë të vështira, natyrisht, por më pas je pjesë e këtij kontinenti dhe nuk mund të largohesh.

Jemi dhjetë familje shqiptare këtu dhe takohemi shpesh çdo jave.

Kam ndërkohë një biznes me trëndafila në Shqipëri, dhe e menaxhoj nga këtu. Komunikoj rregullisht me ekipin në Shqipëri, por është pak më e vështirë sepse gruaja ime ka një pozicion të lartë në një kompani ndërkombëtare në Kenia.

Po bëjmë këtë sakrificë që unë të udhëtoj disa herë në vit në Shqipëri derisa të arrijmë momentin të presim moshën kur ta arrijmë të pleqërojmë në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy