
I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, trajneri i Partizanit, Giovanni Colella, foli edhe për marrëdhëniet me presidentin, Gazmend Demi.
Tekniku italian, u shpreh se janë të paktë presidentët si Demi, ndërsa tregoi edhe një episod të veçantë pas barazimit me Kastriotin, të cilën e quan si perlë.
Unë kam 34 vjet, që jam trajner, por komplimenti për barazimin me Kastriotin, ishte perla e presidentit Demi. Të lë të punosh i qetë. Presidentë të tillë, kam njohur shumë pak. Edhe lojtarëve i tha të njëjtën gjë pas barazimit me Kastriotin. Është sinonim i një inteligjente të madhe, për të krijuar një klimë në skuadër.
Nuk kemi pse fshihemi, kemi më shumë pikë se të tjerët. Olsi Ramën e takoj herë pas here, kemi një marrëdhënie të mirë.
Gjëja e parë që kam bërë, është të shikoj poshtë, tek ekipet e moshave. Është detyrim për trajnerin e skuadrës së parë. Nuk është çështja për të shpenzuar paratë e klubit, por edhe për të prodhuar dhe të nxjerrim në treg, për të shitur më vonë dhe për të fituar.
Portieri është një zgjedhje, ku më përshtatet me kushtet e një skuadre që unë dua. Sigurisht që Rexhepi më jep siguri.



