Lady Gaga lë duhanin në kohë pandemie: Dua të heq dorë edhe nga alkooli

Lady Gaga lë duhanin në kohë pandemie: Dua të heq dorë edhe nga alkooli

Këngëtarja e popit e cila sapo ka regjistruar albumin e saj të ri “Chromatica” ka hequr dorë nga paketat e cigareve. Madje tani po mendon t’i thotë lamtumirë edhe shisheve me alkool.

“Kam hequr dorë nga duhani dhe do doja të bëja të njëjtën gjë edhe me alkoolin”, ka thënë këngëtarja 34-vjeçare në një intervistë në Apple Music Show.  Gjatë kohës që ka regjistruar albumin më të ri, i cili do të dalë më 29 maj, Lady Gaga tregon se ka konsumuar shumë cigare, por papritur një moment vendosi të heqë dorë.

Kur mbarova albumin, hoqa dorë edhe nga cigaret. Ka qenë gjëja më e çuditshme, por edhe më e bukur që më ka ndodhur në jetën time. Mund të them se muzika e këtij albumi sikur më ka shëruar, sepse më bëri të heq dorë nga një ves”, tregon Gaga. Gjithashtu, ajo ka treguar se dëshiron të heqë dorë nga edhe nga alkooli. Sigurisht këto vendime nuk ndikojnë në mënyrën se si këngëtarja ekstravagante e koncepton jetën. Ajo ecën me parimin: “Jam krejtësisht e përsosur në papërsosmërinë time”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy