Buxhuku: Rritja e të ardhurave nga shtrydhja e biznesit, balon që rrezikon të shpërthejë

Buxhuku: Rritja e të ardhurave nga shtrydhja e biznesit, balon që rrezikon të shpërthejë

Administratori i Konfidustrisë, Gjergj Buxhuku në studion e ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me 41 miliardë arkëtime më shumë në buxhetin e shtetit, rritje të cilën e sheh si problematike.

Ai tha se kjo rritje nuk është e qëndrueshme, ndërsa sqaron se ajo vjen nga ‘shtrydhja’ e qytetarëve, biznesit dhe ekonomisë në tërësi. Sipas tij në momentin që do të qetësohen tregjet ndërkombëtare, atëherë kjo kërkesë do shfryhet.

Problematika është e tillë që 350 mln euro shtim në buxhetin e shtetit në bazë të shumë vlerësimeve do mendoj se është problematikë në thelbin e saj për shtim të ardhurash në arkën e shtetit. Nga njëra anë është rritja ekonomisë e cila shton të ardhurat dhe e dyta shtrydhja e qytetarëve dhe bizneseve që prodhon shtesat në arkën e shtetit. Kam frikë se është kjo e dyta. Mjafton të shohësh për të mbështetur këtë përfundim që kemi problematikë të madhe që është si një minë që plas me vonesë, mjafton të shohësh të ardhurat nga Tvsh që janë rritur gati 30% të kësaj shifre.

Pikë tjetër është ajo që kemi të bëjmë me vitin 2022 që nuk është një vit normal, pra janë shumë konjuktura të tregjeve normale që pompojnë në mënyrë jo të qëndrueshme ekonominë shqiptare. Në momentin që do qetësohen tregjet ndërkombëtare kjo kërkesë do shfryhet sepse lind pyetja nëse i kemi ne mundësitë për rritje të natyrshme të tregjeve? Problemi është sa të qëndrueshme janë këto rritje dhe analiza tregon se nuk janë dhe kjo bëhet duke shtrydhur ekonominë, biznesin, qytetarët.

I pyetur se çfarë tregon rritja e tatim-fitimit, Buxhuku tha se problemi është se situata është e ndërlikuar dhe se duhet të kemi parasysh se sipas të dhënave zyrtare rritja ekonomike për 2021 ka 6.7%, çka do të thotë se kjo rritje të ardhurash duhet zhveshur nga inflacioni.

Rënia në mënyrë të ndjeshme e karburantit për këtë periudhë është shumë problematike. Tregojnë që ne kemi një ekonomi e cila pompohet, por është një balonë që rrezikon të shpërthejë dhe shumë problematike në këtë rast është se këto para rritjesh i duhen rikthyer qytetarit dhe biznesit se në njëfarë mënyre i mungojnë tregut, sepse nëse ekonomia nuk rritet në mënyrë natyrale atëherë i ke futur dorën në xhep biznesit, qytetarit. Duhet të gjendet mënyra që këto të vihen sa më shpejt në shërbim të tregut. Rreth 350 mln euro rritje të arkëtuara duhet tu kthehet qytetarëve.

Më tej Buxhuku bëri me dije se qeveria në planin e ngushtë i ka xhepat plot dhe se sipas tij ministri i financave në këto 9 vite ka qenë personazhi më i relaksuar.

Kur ai duhej të ishte më i shqetësuari ai e ka zgjidhur thjeshtë, fillimisht duke rritur borxhin publik, pastaj rritje borxhi për efekt tërmeti apo pandemia, tani për efekt të luftës në Ukrainë dhe në këtë mënyrë shton të ardhurat në mënyrë të thjeshtë. Kjo u ndodh vendeve që kanë problematika të mëdha në demokraci.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy