Një kurë për të varurit nga alkooli? Shkenca hedh hapin e parë

Një kurë për të varurit nga alkooli? Shkenca hedh hapin e parë

Pyetja se pse disa njerëz zhvillojnë probleme me pijen, ndërsa të tjerë jo, i ka ngacmuar shkencëtarët prej shumë kohësh. Por një studim i kohëe të fundit i jep përgjigje kësaj pyetjeje.

Një ekip shkencëtarësh nga Instituti Salk në Kaliforni u përqëndruan në studimin e trurit dhe lidhjet që mund t’i bëjnë disa njerëz më të predispozuar për të qenë të varur nga alkooli. Eksperimentet me minj treguan se një qark i trurit mund të parashikojë me saktësi cilët minj do të zhvillojnë konsumin kompulsiv të alkoolit disa javë para fillimit të sjelljes", shpjegon drejtuesi i grupit, Kay Tye.

Studiuesit i ndanë minjtë ne tre grupe: konsumues të dobët, konsumues të fortë dhe konsumues komplusivë. Për dallim nga dy grupet e para, grupi i tretë tregoi pandjeshmëri ndaj pasojave negative, siç ishte rasti kur shkencëtarët e bënin të hidhur shijen e alkoolit.

Më pas ata përdorën teknika të posaçme imazherie për të studiuar qelizat dhe rajonet e trurit me interes para se të pinë, gjatë pirjes dhe pasi pinë alkool.

Duke i kushtuar vëmendje të veçantë veprimtarisë së neuroneve në dy rajone të përfshira në kontrollin e sjelljes dhe përgjigjen ndaj ngjarjeve anësore, ata zbuluan se zhvillimi i konsumit kompulsiv ishte i lidhur me modelet e komunikimit nervor midis dy rajoneve të trurit dhe ishte një tregues bio për parashikimin e të ardhmes.

Plani tjetër i studiuesve është t’i rendisin këto neurone në mënyrë që të identifikojnë ato që mund të përdoren për të trajtuar njerëzit me probleme të alkoolit. Gjetjet e plota të studimit janë botuar në revistën “Science”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy