Një 29-vjeçar me iniciale E.H është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Kukësit, rreth orës 14:20.
Dyshohet se 29-vjeçari është lënduar pas një konflikti për motive të dobëta me një tjetër person. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk ka bërë ende të ditur identitetin e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes



