Komisionet e posaçme hetimore/ Kume: S’ka pasur diskutime mes dy palëve, opozita është në pritje të 11 qershorit (VIDEO)

Komisionet e posaçme hetimore/ Kume: S’ka pasur diskutime mes dy palëve, opozita është në pritje të 11 qershorit (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume në MCN Live komentoi mbi votimin me 73 vota pro për dy komisionet e posaçme hetimore,  “Antikorrupsioni” dhe “Dezinformimit”.

Ai tha se të dy komisionet do të zgjasin për një periudhë 10 mujore dhe nga ana e opozitës janë parë si instrument presioni ndaj medias dhe organeve të reja të drejtësisë duke qenë se jemi dhe në një vit elektoral.

Sipas tij, maxhoranca deklarohet se mbështetet nga ndërkombëtarët, porse këta të fundit kanë kërkuar transparencë, gjithëpërfshirje dhe larg duart nga organet për drejtësisë.

Drupal Ad

 

 

 

E para të dy komisionet e ngritura nga maxhoranca kanë caktuar dhe anëtarët dhe të dy kanë mandat 10 mujor dhe të dy vijnë në një vit elektoral. Ajo që komentohet është se njëri do shërbejë si instrument presioni ndaj medias dhe ai antikorrupsion si instrument presioni ndaj organeve të reja të drejtësisë.

Këto janë pretendimet e opozitës e cila ka vendosur që të në të dy komisionet mos të çojë anëtarët të saj. Ka munguar një bashkëpunim mes dy forcave politike, thonë se të paktën publikisht ka pasur zero negociata apo diskutime për të bërë transparencë për më gjerë.

Është parë dhe nga reagimet e ndërkombëtarëve, sepse ajo që më bëri përshtypje është se kur janë ngritur të tillë instrumente të rëndësishme, ndërkombëtarët i kanë mbështetur, ndërkohë për ngritjen e këtyre dy komisioneve nuk është parë asnjë reagim nga ndërkombëtarët.

Të paktën shoh këtë se nuk ka ndonjë vullnet apo dëshirë të madhe dhe pse nga maxhoranca deklarohet se mbështetet nga ndërkombëtarët, ndërsa këta të fundit kanë kërkuar transparencë, gjithëpërfshirje dhe larg duart nga organet për drejtësisë.

Më tej ai shtoi se komisionet e posaçme kanë mandat 10 muaj dhe se për mbledhjen e informacioneve nga institucionet përkatëse duhen të paktën 3 muaj, pra një kohë fizike e pamjaftueshme për të pasur një produkt përfundimtar.

Fillimisht do bëjnë mbledhjen e provave apo materialeve të analizës dhe çfarë ndodh për 2-3 muaj ato mbledhin materialet përkatëse dhe tani ne na kanë mbetur më pak se dy muaj punë në kuvend sepse në kuvend mbyllen punimet parlamentare dhe kthehen në shtator dhe ende s’ka filluar puna e këtyre dy komisioneve.

Kur kthehen në shtator do vijohet me mbledhjen  e materialeve dhe pastaj do shihet nëse do dalin me propozime konkrete sa i përket daljes së ligjeve. Rikthimi në shtator, të gjitha partitë e kanë fokusin te zgjedhjet, pra nuk ka kohë fizike për të pasur një produkt serioz, për të bërë një draft serioz ta konsultosh apo ti ezaurosh të gjitha proceduarat.

Opozita ka një historik që me bojkotimin e këtyre institucioneve nuk është se fitoi gjë si me djegien e mandateve dhe zgjedhjet lokale, ndaj ka pasur një rezervë, por dyshoj se opozita po pret 11 qershorin, gjyqi për vulën e PD dhe besoj se pas tij do ketë një qëndrim. Pra një datë e rëndësishme për të parë ecurinë e këtyre dy komisioneve është dhe data 11 qershor, datë kur do vendoset dhe për vulën e PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy