
Gazetari Artan Hoxha, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, tha se lidhur me arrestimin e krye bashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ai gjendet në shërbim mjekësor e jo në qeli.
Hoxha tha se më këtë fakt duhet të qetësohen mediat greke, ambasadat greke dhe miqtë e Belerit.
Lidhur me blerjen e votës, ka edhe video me pamje e figurë, por Prokuroria dhe avokat janë palë dhe arbitri është gjykata.
Pra në këtë fazë nuk është i detyruar organi i gjykatës të vej të gjitha provat nëse do ta nxjerrim i prishim hetimin.
Si bëhet lidhja e Kokaveshit ai nuk kandidon, ka qenë në spitalin publik për ti ofruar ndihmë mjekësore, ai nuk ka hyrë fare në burg.
Beleri prej ditës së martë ndodhet në spitalin e burgut, nuk është në burgun 313, por është në ndihmë mjekësore. Me këtë të qetësohen mediat greke, ambasada greke, dhe tërë miqtë e tij, ndodhet në shërbimin mjekësore, është nën kontroll mjekësor.



