Asociacioni, Milo: Projekti ka terma që mund të keqpërdoren! Qëndrimi amerikan ndaj çështjes së Kosovës ka ndryshuar (VIDEO)

Asociacioni, Milo: Projekti ka terma që mund të keqpërdoren! Qëndrimi amerikan ndaj çështjes së Kosovës ka ndryshuar (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se kryeministri Kurti ka të drejtë në parim që ka refuzuar dhe një herë tjetër krijimin e një asocicacioni me bazë një etnike në Kosovë, pasi termat që janë përcaktuar në projekt mund të keqpërdoren në një moment të dytë nga serbët.

Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Milo tha se një minorancë prej 7% në Kosovë nuk mund t’i imponohet mazhorancës prej 93%.

Sot kryeministri Kurti më duket se në Ferizaj ka bërë një deklaratë që dhe një herë tjetër kundërshton krijimin e një asociacioni një etnik pasi është në kundërshtim me Kushtetutën multi etnike. Kurti vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim i bindur se nëse krijohet një asociacion sipas gjërave që kanë dalë aty ka terma të cilat mund të keqpërdoren. Mundet që SHBA të deklarojnë disa herë që nuk do të lejojnë krijimin e një asociacioni një etnik, por kur të vijë puna me ato terma që janë përcaktuar në atë projekt, ato terma mund të keqshfrytëzohen dhe kanë një prapavijë nga pala serbe për t'u keqshfrytëzuar. Kurti për mendimin tim ka të drejtë në parim, që e kundërshton, por edhe e gjithë klasa politike duhet të merren vesh, të mbajnë një qëndrim, është moment historik që do përcaktojë ecurinë e Kosovës. Situata sot të kujton negociata e Rambujesë.

 Dejtoni ishte marrëveshje e imponuar pas një luftë tragjike për 3 vite në Bsonjë, ku pati shumë viktima dhe masakra të paimagjinueshme. U desh ndërhyrja  e NATO-s. Në Bosnjë ka 3 entitete, janë serbët, boshnjakët dhe kroatët, ky realitet imponoi një lloj marrëveshje. Në Kosovë kemi 93% janë shqiptarë, 7 % janë jo shqiptarë. Raporti mes shumicës dhe pakicës është e qartë. Zgjidhja e Dejtionin ishte në përshtatje me konflikti. Nuk mund t’i imponohet një minorancë prej 7% nuk mund t’i imponohet një mazhorancë prej 93%.

Më tej, Milo tha se qëndrimi amerikan ndaj çështjes së Kosovës ka ndryshuar.

Duhet të ndaj aq sa ndahet asociacioni me panin franko-gjerman. Janë të lidhur, por nuk janë e njëjta gjë. Asociacioni është çështje e organizimit të brendshëm të Kosovës. Ndërsa plani është si të rregullohen marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, serbët e kanë vënë parakusht që të rregullohet asociacioni dhe më pas të shkohet në dialog për të shkuar në normalizim të marrëdhënieve. Shqiptarët e Kosovës duhet të kenë qëndrim të qartë dhe të bashkuar në mënyrën si e perceptojnë, jo Kurti ta refuzojë e Haradinaj ta pranojë. Kosova të flasë me një zë pasi nëse përçahen,  do keqshfrytëzohen. Nuk është koha e luftës për pushtet, por e bashkimit.

Nuk besoj që plani franko gjerman mund të ketë vështirësi, ka asociacioni. Problemi është gjeopolitik.

Ka qëndruar qëndrimi amerikan ndaj çështje së Kosovës, nuk është ai që ka qenë. Pavarësisht se nga departamenti i shtetit ka deklarata që nuk ka ndryshuar qëndrimi dhe janë për një asociacion multietnik, por në zgjedhjet e përgjithshme, deklaratat e Escobar dhe të tjerëve që kanë bërë para ca muajsh ata shpreheshin qartë që jemi për zgjidhje finale, për njohje të ndërsjellë. Tani plani franko gjerman nuk e përmend më njohjen e ndërsjellë, as integrimin e  Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy