
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat jashtë selisë së Kuvendit lidhur me rrëzimin sot në Parlament të rezolutës së propozuar nga Sali Berisha, për dënimin e masakrës në Srebrenicë, ka bërë të ditur se nuk ka të bëjë me përmbajtjen e saj, por me propozuesin e saj.
Sipaës Ballës, mazhoranca nuk do të votojë kurrë një propozim të ardhur nga një person i shpallur non grata, Sali Berisha.
Lidhur me një vendimmarje të Kuvendit të Shqipërisë sot që lidhej me një kërkesë të disa deputetëve dhe nuk lidhej me qëndrimin tonë të qartë, dënues ndaj masakrës së Srebrenicës.
Dua të sqaroj se qëndrimi ynë sot kishte dhe ka të bëjë me faktin me vendimin se njëri prej deputetëve propozues në kërkesën e depozituar quhet Sali Berisha, deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është i papranueshëm për asnjë lloj propozimi. Kemi marrë vendimin të rrëzojmë çdo propozim që mban firmën e tij.
Deputeti i pavarur Berisha është i shpallur non grata dhe sa herë të depozitojë kërkesa dhe propozime ato do të rrëzohen.
Sipas deputetit të PS-së, qëndrimi i Shqipërisë ndaj masakrës serbe në Srebrenicë është tepër e qartë.



