
Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e autoriteteve shqiptare, për ekstradimin e Laert Haxhiut. Ky i fundit do të vijojë të qëndrojë në burg në Greqi, ku akuzohet për për “largim nga vendi i aksidentit” dhe “prishje e qetësisë publike”.
Ky vendim u dha këtë të martë nga autoritetet e vendit fqinj, ndërsa në vendin tonë Laert Haxhiu kërkohet akuzën e përfshirjes në masakrën e vitit 2017 në Lushnjë, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Shkak për refuzimin e ekstradimit të tij në Shqipëri, është se të riut, i rrezukohet jeta në vendin e tij. Ky fakt është pohuar edhe nga avkati i Haxhisë, Detar Hysi.
Megjithatë pavarësisht refuzimit të ekstradimit, prokuroria themelore e Janinës pritet ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar ekstradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri. Arrestimi i tij u finalizua nga policia e vendit fqinj teksa Laert Haxhiu po lëvizte me një automjet tip BMW, së bashku me 35-vjeçarin Juxhin Bajrami dhe 22-vjeçarit Firdeus Berberi nga Pogradeci, i cili gjithashtu ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për plagosje.



