
Zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “Të PaEkspozuarit” se nuk do gjenden ambiente për të zhvilluar takimet për fushatën e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë.
Duke vijuar, Dhuli tha se opozita do të ketë kandidatin e saj dhe mund të ndiqet rruga si në zgjedhjet e kaluara, ajo ku kandidatin e përcakton PBDNJ. Sipas Dhulit, Rama i ka bë nder opozitës duke caktuar Tavon kandidat.

A mund të ma thotë dikush ku do t’i gjejnë ambientet për të zhvilluar takime? E dini çfarë do të thotë të zhvillosh takime në temperatura 40 gradë në fshatrat e Bashkisë Himarë?
Në mënyrë absolute po! Janë disa emra që diskutohen.
Ju garantoj që ekipi që do të drejtojë fushatën, jo vetëm që do të jetë brilant, por do të jetë ekip pa njolla korrupsioni, por edhe i paperceptuar si i korruptuar.
Ne Rama na ka bërë një nder për shkak se kandidatin e përcaktuar grek.
Rama ka grisur dhe ia ka hedhur turinjve të gjithë atyre që Bashkinë Himarë na e qasën si problem shqiptaro grek. Nuk është kurrë Bashkia Himarë problem shqiptaro-grek.



