Java e shenjtë e Pashkëve/ Pashkja: Asnjë problem nuk është më i fuqishëm se jeta, duhet më shumë shërbim e dashuri (VIDEO)

Java e shenjtë e Pashkëve/ Pashkja: Asnjë problem nuk është më i fuqishëm se jeta, duhet më shumë shërbim e dashuri (VIDEO)

Në prag të festës së madhe të Pashkëve, besimtarët katolikë kremtojnë këtë të diel Ringjalljen e Krishtit, momentin më të rëndësishëm të besimit të tyre. Ndërkohë, mbrëmjen e së shtunës, në të gjitha kishat e vendit do të mbahet mesha e shenjtë e vigjiljes së Pashkëve, e shoqëruar me ritet përkatëse.

 

Në ‘MCN Live’, Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike, përcolli një mesazh të fortë shprese dhe reflektimi për shoqërinë shqiptare, duke e lidhur simbolikën e Pashkëve me realitetin e sotëm.

 

Ai u ndal te problematikat sociale, duke theksuar se rastet e vetëvrasjeve dhe krimeve në familje janë pasojë e një krize më të thellë shoqërore.

 

Fatkeqësisht, në këtë kohë po dëgjojmë vazhdimisht për vetëvrasje dhe kriza familjare. Ne besojmë se njeriu është i thirrur për të jetuar dhe shijuar jetën. Nga kjo javë e madhe buron mesazhi se njeriu duhet ta gëzojë jetën, sepse asnjë problem nuk është më i madh se ajo.

 

Sipas tij, mesazhi i Pashkëve lidhet drejtpërdrejt me jetën dhe shpresën: “Asnjë problem nuk është më i fuqishëm se jeta.”

 

Dom Pashkja theksoi gjithashtu se një nga mesazhet kryesore të Ringjalljes është shërbimi ndaj të tjerëve, duke kujtuar simbolikën e Jezusit që lau këmbët e dishepujve.

 

Mesazhi i parë është shërbimi. Jezusi erdhi në këtë botë për të shërbyer. Çdo person, pavarësisht pushtetit apo pozitës, nuk duhet të harrojë se është i thirrur për të shërbyer. Pushteti i vërtetë është shërbimi.

 

Ai shtoi se shoqëria shqiptare ka nevojë për më shumë solidaritet dhe më pak dhunë.

 

Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë shërbim sesa pushtet, për më shumë dashuri sesa dhunë. Shërbimi është e vetmja rrugë për të shëruar shoqërinë tonë.

 

Në fund, Dom Pashkja nënvizoi rëndësinë e kujdesit ndaj më të dobëtëve në shoqëri, duke kujtuar se vetë Krishti identifikohet me ta.

 

Krishti nuk identifikohet me të pushtetshmit, por me të varfrit, të sëmurët dhe më të dobëtit. Ata duhet të jenë në qendër të vëmendjes sonë.

 

Mesazhi i Pashkëve këtë vit vjen si një thirrje për reflektim, dashuri dhe shpresë, në një kohë sfidash për shoqërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy