Qeveria italiane e Giuseppe Conte merr votëbesimin e Senatit

Qeveria italiane e Giuseppe Conte merr votëbesimin e Senatit

Senati i ka dhënë besimin qeverisë së re italiane. Me 171 vota pro, 117 kundër dhe 25 abstenime, Senati i ka hapur dritën jeshile kabinetit "Conte". 

Me një fjalim që zgjati 75 minuta, kryeministri Giuseppe Conte ka paraqitur një për një të gjitha pikat e programit qeverisës Lega-Lëvizja 5 Yjet.

"Ne duhet të ofrojmë përgjigje konkrete për qytetarët. Ndihem shumë përgjegjës për këtë pozicion dhe falënderoj ata që kanë qenë në gjendje të heqin dorë nga ambiciet personale për një projekt më të gjerë", tha kryeministri Conte gjatë prezantimit të programit qeverisës në Senat. 

Lideri i koalicionit që përbëhet nga Lëvizja Pesë Yjet dhe Lega u shpreh se Roma zyrtare do të vijojë t’i qëndrojë besnike parimeve eutoatlantike, duke mbetur e angazhuar në struktura si NATO dhe BE-ja, por do të fokusohet gjithashtu edhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve italianë.

Gjithashtu, Conte konfirmoi se Italia do të fillojë të aplikojë taksën e sheshtë në dy fasha, një lëvizje që sipas populistëve do të forcojë biznesin dhe rrjedhimisht gjendjen ekonomike.

​Ekzekutivi i udhëhequr nga Pesë Yjet dhe Lega Nord pritet të marrë votëbesimin final të mërkurën në Dhomën e ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy