SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur Ajola Xoxën, ndërkohë që pak më vonë do t'i komunikohet akuza edhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Mcn Tv mëson se Veliaj nuk do të paraqitet personalisht për t’u njohur me akuzën. Ai ka firmosur një deklaratë për përfaqësim nga mbrojtësit e tij ligjor.
Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live tha se dosja e Veliajt pritet të dërgohet për gjykim më 24 shtator.
“Pak momente më parë i është komunikuar, deklarim i rremë i pasurisë ndaj Ajola Xoxës, deklarim i rremë i pasurisë ndaj kryebashkiakut Veliaj, po ashtu korrupsion pasiv, ndërsa rezulton pastrim parash për biznesmenin Elman Abule dhe për disa subjekte të tjera, përfshi korrupsionin aktiv ndaj tyre dhe kompanive tregtare, mes tyre edhe Sula, biznesmeni i Kodrës së Diellit, dhe Bektashi i dosjes Partizani. Janë 13 subjekte që u komunikohet akuza hap pas hapi. Veliaj përmes një deklarate dhe prokure ia ka kaluar tagrin avokatit të tij Ermir Beta, duke mos qenë i pranishëm. SPAK ka kërkuar kohë, me një afat 3 muaj. Në 24 shtator 2025 do jetë përfundimisht mbyllja e hetimeve dhe dosja do të dërgohet në gjyq. Në afatin shtesë do verifikohet dhe kompletohet një hetim për futjen e sendeve të palejuara në ambientet e IEVP, referuar një telefonate duke përdorur një telefon të gardianit”.



