Haxhiu, që për momentin gjendet për një punë sezonale në SHBA, ka bërë një gjest i cili u ka lënë përshtypje shumë të mira amerikanëve, shkruan Express.
"Sot, përderisa isha me fëmijët e mi, pashë një familje me një bebe të vogël, të cilëve aksidentalisht u ra kuleta anash skelave", fillon postimi i Nancy Gorman Arsenault në Facebook.
"Brenda pak sekondash, një kalimtar rasti me biçikletë u ndal, e la anash kafenë e tij, telefonin dhe me të brendshme, pa u menduar dy herë, u hodh në thellësi 6 metra për ta kapur kuletën. Ai notoi në ujë të ftohtë, e gjeti kuletën dhe ua hodhi çiftit!", vazhdon ajo.
"Ai i refuzoi paratë që çifti i ofroi dhe i dha bebes së tyre ato para! Një nga ne bisedoi me të dhe zbuloi se ai është nga Kosova, student i PhD në Poloni, që ka ardhur këtu për vetëm një muaj. Shumë interesante dhe fëmijëve e nënës kjo u la përshtypje të madhe. Andaj, ju prezantojmë me mikun tonë të ri, Esheref Haxhiu!", thotë Nancy.



