“Nuk jam e vogël, jam e madhe”, nëna e Meganit të vogël: Videot janë shumë spontane

“Nuk jam e vogël, jam e madhe”, nëna e Meganit të vogël: Videot janë shumë spontane

Dorela Koldashi dhe vajza e saj Megan Aliçkolli, 4 vjeçe, në emisionin “Zgjohu me MCN”, treguan se si videoja e vogëlushes u bë virale.

Gjithçka prej shprehjes së vogëlushes drejtuar të atit, “Nuk jam e vogël, jam e madhe. Mos më thuaj më byça e babit”.

Nëna e Megan tregoi se siç është video është edhe dita e tyre dhe se të gjitha momentet janë kështu.

Si fëmijë, gjithmonë ka mbajtur qëndrim, nuk është se bën shumë kompromis në atë që i thuhet. Nuk pranon asnjëherë të thuash çfarë duhet të bëjë.

Nuk e kemi eksperiencën e parë, kemi postuar një video ku Megan ka qenë 2 vjeç e gjysmë ku thotë të griva mishin, e kemi mësuar pritshmërinë nga ajo.

Videot e Megan janë shumë spontane, kur i shoh me shoqërinë apo miqtë, më thonë se kjo do bëhet virale.

Kjo video është bërë fundjavën e kaluar, më tha një mike postoje dhe brenda natës u bë virale në Tik Tok.

Megan e tha një herë, por unë i thashë tim shoqi, që ngacmoje dhe njëherë dhe doli më mirë.

Jam gjithë kohës me telefon në dorë, por në momentin që sheh që kam telefon në dorë, ndalon.

Kishte disa komente negative për papërgjegjshmërinë tonë si prindër dhe se përdorim fëmijën për të fituar.

Për të qetësuar të gjithë janë thjesht video të një fëmije 4 vjeç që thotë diçka që mund ta thonë të gjithë, por që kjo u bë virale pasi u postua.

Nuk është se kam fituar gjë. Komenti më i bukur është, “Mos e nxirr gocën, se e marrin mësysh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy