“Pink Floyd” rikthehet me këngë pas 28 vitesh, solidaritet me Ukrainën

“Pink Floyd” rikthehet me këngë pas 28 vitesh, solidaritet me Ukrainën

Grupi britanik i muzikës Rock “Pink Floyd” është rikthyer pas 28 vitesh me një këngë të re me titull “Hey Rise Up”. Kënga krijohet me synim mbledhjen e fondeve për t’u solidarizuar me popullin ukrainas, që po vuan pasojat e luftës së nisur nga Rusia.

Regjistrimi përfshin David Gilmour dhe Nick Mason me basistin Guy Pratt, Nitin Sawhney në tastierë, me një performancë vokale mahnitëse nga  Andriy Khlyvnyuk i grupit ukrainas Boombox. 

Regjistrimi i “Pink Floyd” frymëzohet nga “The Red Viburnum In The Meadow”, që është një këngë proteste popullore ukrainase e shkruar gjatë Luftës së Parë Botërore dhe e cila u përhap në mbarë botën gjatë muajit të kaluar. Titulli i këngës së Pink Floyd e ka zanafillën pikërisht nga fraza e fundit e këngës ukrainase,  “Hey Rise Up and rejoice”.

Gilmour ka edhe një lidhje personale me Ukrainën, ku bashkëshortja e djalit të tij dhe nipërit kanë gjak ukrainas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy