
Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një ultimatum të ri për ushtarët ukrainas të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, duke i kërkuar që të dorëzohen deri në mesditë.
“Mjaft me këtë rezistencë të pakuptimtë, lërini armët”, është apeli i rusëve.
Përveç të mbijetuarve të batalionit Azov, qindra civilë janë strehuar në uzinë, bastioni i fundit i rezistencës në qytetin portual.
Mariupoli është një nga zonat më të nxehta të luftës me beteja të përgjakshme dhe vrasje masive në radhët e popullsisë civile, krahas ushtarëve nga të dyja palët.



