
Danimarka dhe Gjermania po ndërtojnë tunelin më të gjatë nënujor, duke e vendosur afro 40 metra nën Detin Baltik. Tuneli pritet të përfundojë në 2029-ën dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit mes dy vendeve.
Duke zbritur deri në 40 metra nën Detin Baltik, tuneli më i gjatë i zhytur në botë do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis dy vendeve kur të hapet në vitin 2029. Pas më shumë se një dekade planifikimi, tuneli nisi të ndërtohej që prej vitit 2020. Aktualisht po ndërtohen 89 seksionet masive të betonit që do të përbëjnë tunelin.
“Pritja është që linja e parë e prodhimit të jetë gati në fund të vitit, ose në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Henrik Vincentsen, CEO i Femern A/S, kompania shtetërore daneze përgjegjëse për projektin. "Deri në fillim të vitit 2024 ne duhet të jemi gati për të zhytur elementin e parë të tunelit”
Tuneli, i cili do të jetë 18 kilometra i gjatë, është një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në Evropë, me një buxhet ndërtimi prej mbi 7 miliardë euro.



