Zgjedhjet lokale në RMV, Neziri: VMRO pritet të fitojë shumicën e komunave, Levica forcë e dytë (VIDEO)

Zgjedhjet lokale në RMV, Neziri: VMRO pritet të fitojë shumicën e komunave, Levica forcë e dytë (VIDEO)

Analisti nga Maqedonia e Veriut, Xhelal Neziri në një intervistë për MCN, tha se sipas të dhënave dhe sondazheve të deritanishme, blloku politik maqedonas pritet të dominohet nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen nesër në Maqedoninë e Veriut.

 

Ai theksoi se beteja për Shkupin nuk pritet të jetë shumë e fortë, pasi opozita nuk ka gjasa të garojë me kandidatin e VMRO-së. Sipas Nezirit, partia Levica mund të dalë e dyta në nivel kombëtar, ndërsa në kampin shqiptar vazhdon rivaliteti i fortë mes dy koalicioneve të mëdha – atij të drejtuar nga Ali Ahmeti dhe koalicionit “Vlen”, që aktualisht është pjesë e qeverisë.

 

“Ajo që deri më tani dihet është që blloku politik maqedonas pjesën më të madhe të komunave do i fitojë VMRO-DPMNE, ndërkohë partitë e majta priten të fitojnë një numër të vogël të komunave. Ka shumë numra dhe anketa, por pritet të shihet nesër se si do të flasë populli.

 

Beteja për Shkupin do të thoja jo aq interesante, kemi dy parti opozitare që duket se nuk kanë shumë gjasa të garojnë me kandidatin e VMRO-DPMNE. 

 

Levica është një parti anti-establishment dhe ka shumë gjasë të dalë një parti e dytë në këto zgjedhje. 

 

Shqiptarët janë të grumbulluar që nga 2024 në dy koalicione të mëdha, njëra ajoi që drejtohet nga Ali Ahmeti dhe tjetra “Vlen” e formuar nga 4 parti që është pjesë e qeverisë. Këto dy taborë janë në luftë të përhershme për pushtetin lokal dhe qëndror. Kjo luftë nuk mbaroj me zgjedhjet parlamentare.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy