Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor mbahet në Tiranë më 10 qershor

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor mbahet në Tiranë më 10 qershor

Samiti i radhës së liderëve të Ballkanit Perëndimorë do të mbahet në datën 10 qershor në Tiranë.

Organizimi në Pallatin e Brigadave do të mbledh krerët e vendeve fqinje ndërsa samiti do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ky samit konsiderohet tepër i rëndësishëm, pasi ndodh vetëm dy javë përpara vendimit të Bashkimit Europian për çeljen ose jo të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Krerët e 6 shteteve të Ballkanit perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi pritet që të koordinojnë kërkesat dhe projektet konkrete për investimet e BE në rajon.

Në takimin e mbajtur një vit më parë, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor morën vendimin “për të rritur bashkëpunimin ekonomik në rajon, duke zhvilluar Tregun e Përbashkët Rajonal, bazuar në standardet dhe rregullat e Bashkimit Evropian, për të rritur atraktivitetin dhe konkurrencën e rajonit dhe për të sjellë rajonin më afër tregjeve të Bashkimit Evropian”.

Në pritje të konfirmimit nga të gjitha shtetet, ekipet teknike po punojnë për marrëveshje që duhet të firmosen para mbledhjes në Berlin në korrik.

Procesi i Berlinit nisi në 2014 nën iniciativën e kancelares gjermane dhe ndihmon vendet e Ballkanit të bashkëveprojnë rreth projekteve të përbashkëta të financuara nga BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy