
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 02:42 në disa qytete të vendit.

Sipas informacioneve të para lëkundja ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit.
Raportohet se thellësia e valëve ka qenë 6.5 kilometra. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë.



