Tërmeti/ Ministrja Shahini: Nuk mbahet mësim as nesër, familjet duhet të qëndrojnë bashkë

Tërmeti/ Ministrja Shahini: Nuk mbahet mësim as nesër, familjet duhet të qëndrojnë bashkë

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar se edhe dita e nesërme, 27 nëntor do të jetë pushim për të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e vendit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Shahini bën me dije se ekipet po vijojnë me evidentimin e dëmeve materiale dhe hartimin e planit të masave për shkollat e dëmtuara.

Më tej, e tronditur Shahini shpreh ngushëllimet ndaj të gjitha familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur.

Statusi i plotë:

Jam e tronditur nga humbja e jetëve dhe lëndimet trupore që kanë pësuar qytetarët si pasojë e tërmetit, siç besoj është edhe e gjithë Shqipëria.

Ndaj kemi vendosur që të pezullojmë mësimin në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e vendit (përfshirë jo-publiket) edhe ditën e nesërme (datë 27 Nëntor, 2019) në mënyrë që familjet të qëndrojnë së bashku dhe ta përballojnë situatën duke u solidarizuar me ata që u prekën më së shumti nga kjo tragjedi.

Bëj me dije se ekipet tona po vijojnë ndërkohë me evidentimin e dëmeve materiale dhe hartimin e planit të masave për shkollat e dëmtuara.

Gjej rastin të përcjell ngushëllimet më të sinqerta ndaj të gjitha familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, si dhe t'i uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy