Krasniqi sfidon Kurtin: E lehtë të flasësh nga Prishtina! Eja të hyjmë bashkë te zyrat e kryetarëve të komunave

Krasniqi sfidon Kurtin: E lehtë të flasësh nga Prishtina! Eja të hyjmë bashkë te zyrat e kryetarëve të komunave

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën si e ka menaxhuar ngjarjen në Veri. Krasniqi e konsideroi një veprim aventuresk atë të Kurtit në Veri,

Në vend se me u sill si kryeministër sillesh si gazetar mediokër i një televizioni shtetëror dhe nuk di asnjë fjalë të tregosh se çka do të arrish me këto qëndrime. Ty ndoshta të duket mirë të dalësh të thuash mos u besoni mediave por ky popull meriton ndryshe pak më shumë përkushtim respekt e dinjitet. Të gjithë janë të shqetësuar me situatën në veri të vendit. Zgjedhjet janë mbajtur në veri për shkak të gabimeve të tua. Për shkak të një vendimi tëndin për targa ndaj të cilit në fund je tërheqë siç tërhiqesh gjithë. I keni shty zgjedhjet për 23 prill pse, se e keni pasur qëllimin të merreni vesh me Vuçiqin. E keni shty 4-5 ditë afatin me ja dhanë mundësinë Listës Serbe me marrë pjesë edhe nuk iu mori pjesë”.

Ai sfidoi kryeministrin duke u shprehur se në vend që të flasë nga Prishtina, duhet të shkojnë bashkë në Veri te kryetarët e zgjedhur.

Me pancir me polici me i bo dy foto me Ilirin e Izmirin. Bashkërendim the me ndërkombëtar. A po rrejnë ata a? Nëse ti je tu e kallzu të vërtetën ata janë tu rrejtë i madh e i vogël. Është e drejtë me i çu në punë por nëse kostoja është rrezikimi i raporteve me aleatët nëse kosto janë ndëshkimet a bën me e ditë a mendon që ia vlen? Nëse mendon që këta duhet me shku pse s’po shkon ti. Hajde po shkojmë unë e ti bashkë a guxon? Lehtë e ke prej Prishtinës hajde shkojmë bashkë në veri hijmë na në zyre rrijmë bashkë me të”, ka thënë Krasniqi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy