27-vjeçarja i zhvat 60 milionë lekë durrsakut duke i shkruar në rrjetet sociale

27-vjeçarja i zhvat 60 milionë lekë durrsakut duke i shkruar në rrjetet sociale

Një 27-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për mashtrim.

Nga sa mësohet, Enertila Beqja prej disa kohësh kishte komunikim me 30-vjeçarin me iniciale B.A në rrjetet sociale, ku edhe pse nuk ishin takuar asnjëherë, ajo ka arritur që t’i mbushte mendjen djalit që t’i dërgonte shumë të mëdha parash.

Po ashtu, 30-vjeçari i dërgonte dhurata të majme vajzës, por siç duket gjërat nuk kishin shkuar mirë dhe për këtë ai e ka denoncuar në polici.

Enertila Beqja komunikonte me djalin përmes ‘Facebook’, dhe ajo nuk përdorte emrin e saj të vërtetë, por një emër fals.

Policia bën me dije se shuma që 27-vjeçarja i ka zhvatur djalit kap shifrën e 6 milionë lekëve të reja, ndërsa lidhur me këtë ngjarje, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Mashtrimi”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy