Skandali me UBT/ Bushati: Rama e përdori ‘ditëziun’, rektorin që të flasë në grupin e PS. Kjo tregon se në çfarë republike jetojmë

Skandali me UBT/ Bushati: Rama e përdori ‘ditëziun’, rektorin që të flasë në grupin e PS. Kjo tregon se në çfarë republike jetojmë

Përgjatë ditëve të fundit, 24 zyrtarë, staf dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor janë akuzuar për abuzime me tenderë, ndërsa kryeministri Edi Rama thirri rektorin e këtij universiteti, Fatbardh Sallaku, për një seancë dëgjimore para grupit parlamentar të PS.

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e konsideroi këtë veprim si një ndërhyrje politike të paprecedentë në drejtësi dhe autonominë e universiteteve.

 Ai tha se Rama e përdori rektorin si një "ditëzi" për të folur para grupit parlamentar të PS, duke e shfrytëzuar këtë moment për interesat politike të tij.

Shkelje e rëndë është të shohësh rektorin e Universitetit Bujqësor, të raportojë para grupit parlamentar të PS, pas masave të lëshuara nga SPAK për procedura tenderimi.

Rama e përdori rektorin si një ‘ditwzi’, duke e detyruar të flasë përpara grupit parlamentar të PS, dhe kjo tregon shumë për atë në çfarë republike jetojmë.

Sipas tij, ky është një veprim që shkel pavarësinë e universiteteve dhe autonominë e institucioneve të drejtësisë, duke e trajtuar këtë si një shenjë të keqfunksionimit të sistemit.

Rektori duket se ishte në një pozicion të vështirë gjatë seancës dëgjimore, duke bërë të duket se ishte i detyruar të fliste, ndërsa Rama po e përdorte si një mjet për të mbajtur kontrollin mbi situatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy