Një 70-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Fermë Çlirim, në Fier.
Sipas policisë, shtetasit F. B., jetonte i vetëm dhe ishte i paralizuar ndaj e ka patur të pamundur të lëvizte për tu shpëtuar flakëve.
Burime bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Flakët kanë përfshirë edhe çatinë e banesës, e cila është shembur.



