
Florjan Zekja, përfaqësues i shoqatës “Proexsport Albania”, thotë se libreza elektronike do të ndikojë pozitivisht në tregun e punës. Sipas tij, nëse kjo kërkesë që i është drejtuar qeverisë plotësohet, atëherë krahas lehtësimit të procedurave të punësimit, ajo do të shërbejë edhe si një CV e secilit punonjës.
Kërkesa jonë për librezë elektronike ka favore. Me e-Albania i kemi të gjitha librezat. Aty shohim të gjithë CV e një punëtori. Çështja e kategorizimit është problem në Shqipëri. Kjo është një pjesë e rregullimit të marrëdhënieve në punë. Çështjen e kategorizimit e kemi shtruar disa herë në Këshillin e Investimeve.



