
21-vjeçari Simeon Sholla i cili u gjet i pajetë ditën e djeshme nga shokët e konviktit të kishës ku studionte në Gjirokastër dyshohet se humbi jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve të depresionit.
Korrespondentja Jonida Qirko tha se i riu kishte shfaqur ndryshime në sjelljen e tij gjatë muajve të fundit.
Sipas hetimeve të kryera bëhet me dije se 21 vjeçari ka ndërruar jetë nga mbidoza e barnave. Merrte ilaçe për depresion, kjo për shkak të kushteve të vështira ku ishte rritur.
Janë pyetur 12 persona, të afërm apo persona që e kanë takuar ditët e fundit. Kanë vërejtur ndryshime në gjendjen e të riut. Ka qenë mbidoza, marrja e ilaçeve të shumta shkaku i vdekjes se në vendin ku është gjetur i pajetë ka pasur ilaçe për depresioni dhe disa barna të tjera.



