Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi për pranimin në parim të dialogut Kosovë-Serbi dhe rikthimin në vëmendje paralelisht me asociacionin e komunave serbe në Kosovë, edhe atë të komunave shqiptare në Serbi, thotë se shqiptarët e Luginës kanë përsëritur kërkesat e tyre legjitime që nga viti 1990 dhe më tej.
Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se që prej luftës së UÇK për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës, shqiptarët e Luginës kanë tre marrëveshje me Serbinë, të cilat Beogradi refuzon t’i realizojë marrëveshjet që ka bërë me përfaqësuesit politikë shqiptarë.
Ai tha se së fundmi 7 nga 9 liderë politikë të Luginës së Preshevës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku kanë kërkuar në mënyrë taksative sa i përket dhe Republikës së Kosovës, asaj të Shqipërisë dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë se çfarë mund ti akordohet komunitetit serb në Kosovë, se nuk ka arsye që të mos i akordohet dhe shqiptarëve në Luginë.
Se dialogu për Kosovë-Serbi është për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, se duhej arritur një paqe e qëndrueshme, kjo është e pamundur nëse lihen hapësirë.
Nëse vendosen standarde unike për pakicat, një e drejtë e tillë është edhe për shqiptarët e Preshevës. Qëndrimi i Republikës Serbe edhe më tej nuk ka ndryshuar në raport me komunitetin shqiptar, madje gama, shtypja, diskriminimi nën përfaqësimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve të Luginës është më i madh.
Kjo është cilësuar nga Komiteti i Helsinkit si spastrim etnik në mënyrë administrative. Raporti i Këshillit të Europës dhe ai i DASH theksojnë problematikat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.
Ende nuk ka vullnet në Beograd për ta akomoduar komunitetin shqiptar. Kërkojmë siguri shtesë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që të ketë një kornizë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Nëse shqiptarët e Luginës kërkojnë asociacion të komunave shqiptare në Serbi, duke përligjur asociacionin në Kosovë, Mustafi tha se shqiptarët e Luginës kërkojnë që të krijohen standarde unike të trajtimit të komuniteteve në rajon.
Nëse krijohen standarde të reja për komunitetin serb, do të thotë se nuk janë të veçanta për komunitetin serb në Kosovë. Ne konsiderojmë që po këto standarde të jenë edhe për komunitetin tjerë në rajon, edhe për komunitetin e shqiptarëve në Luginë.



