
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën në mes të Kurshumlisë dhe Prokuples në Serbi, ku janë përplasur një autobus i kompanisë ‘Nish Express’ që po udhëtonte në linjën Nish-Prishtinë, dhe një kamioni që po udhëtonte nga Mynihu drejt Prishtinës. Aksidenti shkaktoi vdekjen e katër udhëtarëve.
Sipas Shërbimit Emergjent në Kurshumli, numri i viktimave është më i lartë se sa ishte menduar, shkruan Blic. “Numri i saktë i viktimave ende nuk dihet, por është më shumë se katër”, kanë thënë nga Qendra Emergjente në Kurshumli.
Mësohet se mes viktimave janë edhe dy drejtuesit e automjeteve.
Siç raportojnë mediat serbe, drejtuesi i autobusit me inicialet S.M ka vdekur, drejtuesi i kamionit me inicialet Z.K ka vdekur, dhe tri gra të tjera që gjendeshin në autobus, I.V, J.R dhe B.P.
Autobusi ishte përfshirë nga flakët, megjithatë 6 persona kishin arritur që të shpëtonin. Nga ta, tre janë të lënduar rëndë.
Rruga në drejtim Nish-Prishtinë është bllokuar plotësisht në dy drejtimet.



